Tv Agon, logoja më e re në tregun mediatik

images

- Ilda Hoxha / Xhevrje Deda –  Midis shumë ndërtesave që shtrihen në hyrje të autostadës Tiranë-Durrës gjendet dhe godina e “Agon Channel” Mjafton të kalosh përgjatë rrugës dytësore të autostradës, në kilometrin e dytë dhe aty do të gjesh një tabelë që uron mirëseardhjen. Ndërtesa e “Agon” ka një pamje të jashtme modeste. Logoja gjigande e televizionit vesh një nga faqet e jashtme të saj. Ajo është e rrethuar pjesërisht me mure betoni jo më të lartë se një metër, me kangjella ngjyrë gri. Makinat shumëngjyrëshe të tipeve të ndryshme të parkuara në të paralajmëronin që brenda këtij televizioni diçka ishte ndryshe nga dukja.

Për të vizituar mjediset e brendshme të televizionit na priti drejtori shqiptar i “Agon” Shpëtim Arbana. Wshtë udhërrëfyesi ynë gjatë kësaj vizite. Sapo u futëm brenda kësaj hapësire na bënë përshtypje ngjyrat e zbehta. Muret të bardha dhe dyert gri thyheshin me ngjyrën e kafes në gështenjë të parketit. Pranë hyrjes në të djathtë ndodhej newsroom-i. Ai rrethohej nga dy anët e tij me sipërfaqe prej xhami. “Muret” e xhamit na lejuan një vështrim më të qartë në dhomën e lajmeve. Ai kishte një kombinim midis karrigeve të zeza, tavolinave të bardha dhe një vazo lulesh në lejla. Pas newsroom-it drejtori Arbana na njohu me mjediset e tjera. “Agon” kishte ambiente që e dalloni nga mediat e tjera vizive. Përballë dhomës së lajmeve ishte një mensë e vogël, e thjeshtë, ku mund tw hanin punonjwsit e TV. Duke ecur ndeshemi në korridor me gazetarë, operatorë që e shijon kafenë në gotë plastike dhe jo të ulur, por në këmbë. Një pjesë e kulturës italiane që ishte ngulitur edhe këtu. Madje kishte një rregullore që ndalonte kategorikisht vajtjen në kafe gjatë orëve të punës. Një filozofi kjo që e ve theksin te puna.

Një hapësirë e madhe që dukej bosh. Ndoshta rrallësia e gazetarëve bënte që të dukej edhe aq gjigande. Hapësirë  e madhe apo jo, një gjë ishte e sigurt, që kishte një staf të vogël në numër. Drejtori Shpëtim  Arbana na bëri me dije që ka një personel pune rreth 130 persona. Patjetër që në vazhdim do të ketë dhe prurje të reja, shtoi ai.

Zoti Arbana na prezantoi edhe mjediset  e tjera të televizionit. Një ndër to ishte edhe studio e lajmeve. Ajo karakterizohej nga një shumëllojshmëri ngjyrash. Në qendër ndodhej tavolina e madhe rrethore.  Edicioni i lajmeve drejtohej nga 3 gazetarë, të ndarë sipas profileve ekonomik, politik, sociale.  Pas kësaj drejtohemi për në studio e montazhit. Pajisjet modern, teknologjia e lartë janë ato që të bien menjëherë ne sy.  Pavarësisht “bezdisjes” sonë, stafi këtu rrinte indiferent si për të na treguar që puna ishte prioriteti kryesor.

Gjatë vizitës sonë ndeshëm edhe disa gazetarë italianë. “Agon Channel” është një bashkëpunim midis dy kulturave të ndryshme pune. Një marrëdhënie simbiotike që synon marrjen e elementëve sa më të mirë. Nëpërmjet tyre synohet thithja e detajeve të gazetarisë cilësore në Europë.

Në fund Shpëtim Arbana na tregoi një investim të madh që kishte nisur. Një studio gjigande po ndërtohej. Vlera e saj arrinte shifrën e 5 milion eurove. Të gjitha pajisjet e përdorura në ndërtimin e saj do të ishin të teknologjisë së fundit dhe mjaft moderne. Studio do të përdorej për spektakle.

Pasi na njohu me mjediset na la nën shoqërinë e drejtoreshës së informacioni, Sonila Meço. Bisedën me të u zhvillua në hapësirën e newsroom-it. U përshëndetëm miqësisht dhe u rehatuam për të bërë një bisedë të gjatë. Që në fillim ajo na bëri me dije që “ Agon Channel” kishte pak orë qe kishte kaluar transmetimin në analog. Tashmë kjo media kishte hedhur një hap më afër audiences masive.

Sonila Meço na foli  rreth programeve ekzistuese, por edhe për projektet e ardhshme të tyre. Programacioni përfshin edicionet informative të një natyre origjinale drejtuar sëbashku me Mimoza Picarin. Më tej ajo përmend pragrame të tilla si: “A Show” me Adi Krastën, i cili do të drejtojë edhe dy formate të tjera. “Veni, Vidi, Vinci” do të jëte një tjetër program i drejtuar nga Alessio Vinci, ish gazetar i Mediaset.  “Duartrokitje” I drejtuar nga Klejdi Kadiu, “Watching” me gazetaren Menada Zaimi. “Rrethuar” “Antilope” dhe shumë programe të tjera. Futja e “Agon” në tregun mediatik të vendin tonë, shton Meço, po çorienton sadopak te zakonshmen me të cilën është mësuar audienca shqiptare.  Ajo e konsideron dicka te lehtë të gjeje terren të përshtatshëm për një televizion të ri në tregun shqiptar,mjafton dëshira, qëllimi për gjëra të mira. Me këtë duket sikur ajo premton shkëlqimin e kësaj medie të re. Pjesë e diskutimit tonë ishte edhe merkato e gazetarëve, “blerjet” e bujshme me shifra të padëgjuara më parë në Shqipëri. Disa nga emrat që përmendi ishte ai i Adi Krastës, Saimir Kodrës, Gentian Zenelaj, Klejdi Kadiu, Anjeza Maja. Gjatë bisedës me Sonilën në njërin prej newsroom-ve na bie në sy dhe një piano e bardhë. Një detaj që ngjalli kureshtje, përse një piano në hyrje të newsroom-it? Ajo na u përgjigj që ky instrument muzikor është simbol i një harmonie që ekziston brenda televizionit, si një familje e madhe.

Një e veçantë  tjetër e kësaj medie është edhe kujdesi që tregon për pamjen estetike të stafit. Ku konsiston kjo? Mund të duket absurde, por është e vërtetë. Vetë pronari Francesco Becchetti ka ofruar kirurgji plastike për gazetaret. Një informacion ky që qarkullonte si thashethem. Kjo është një risi në median shqiptare. Këtë na e konfirmoi vetë drejtoresha e informacionit, madje ajo dha më tepër detaje. Njëra nga spikeret bëri ndërhyrje kirurgjikale në hundë me vlerë 8000 euro.. Bëhet një investim i tillë pasi kultura italine e vë theksin te e bukura dhe perfektja, shprehet gazetarja Meço.

 

Një çështje që ngjalli kureshtje tone dhe prek interesat e studentëve iu shtrua si pyetje drejtoreshës së informacionit. Sa mundësi kanë studentët apo të sapo diplomuarit për të hyrë në “Agon”? Por edhe këtu si në pjesën më të madhe të televizioneve është e pamundur. Për studentët e gazetarisë që sapo diplomohen dhe kanë nevojë pëe praktikë apo dhe vend pune dyert e “Agon Channel” janë fatkeqësisht të mbyllura. Sonila Meço u shpreh se televizioni akoma është në hapat e tij të zhvillimit. si i tillë nuk i mirëpret dot gazetarët e rinj, ka nevojë për njerëz me experience.

Një televizion me pajisje teknologjike të kohës së fundit, me cilësi imazhi të lartë, me mjedise shumë moderne dhe risi që e bejnë të dallueshëm në treg. Sa i suksesshëm do të jetë ai, sepse jo domosdoshmërisht këto krijojnë përparësi. Kjo janë avantazhe që kjo media vizive ka ndaj televizioneve të tjerë, por cilësia është tjetër gjë. Sa i qëndrueshëm dhe ku do të pozicionohet në treg ku televizion i ri do ta tregojë vetëm koha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>